Foto: DW Shqip, Facebook
Vërshimet, momenti kur ushtria evakuon qytetarët në Çeki - VIDEO
16.9.2024 - 17:09
Reshje të fuqishme të shiut kanë shkaktuar vërshime në Poloni, Ceki, Austri, Rumani e Gjermani. Autoritetet kanë kërkuar që njerëzit të largohen nga zonat e rrezikuara, raporton DW.
Në disa zona raportohet se ujërat kanë arritur në dy metra lartësi. Ndërsa, në qytetin polak Gluholoazi vërshimet kanë shkatërruar dy ura.
Edhe në Austri, lumi Viena dhe Danubi janë të tejmbushur, ndërsa zonat e Austrisë së poshtme janë shpallur emergjente.
Më 16.09.2024, autoritetet në Republikën Çeke konfirmuan viktimën e parë nga përmbytjet që përfshinë këtë vend.
Tetë vetë në Europën Qendrore kanë vdekur nga përmbytjet.
DW sjell pamjet kur ushtria evakuon qytetarët në Çeki: