Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vërshimet - FSK intervenoi në Klinikën e Pulmologjisë, aty ku po trajtohen pacientët me COVID

Në mbrëmjen e kaluar në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është dashur të intervenohet për shkak të vërshimeve.

Ekipet e Forcave te Sigurisë se Kosovës me saktësisht Njësiti i Kërkim-Shpëtimit ka ndihmuar në largimin e ujit nga Klinika e Pulmologjisë.

Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci për KALLXO.com tha se ekipet e njësitit të reagimit dhe kërkim shpëtimit kanë qëndruar në hapësirat e Klinikës së Pulmologjisë deri në orët e hershme të mëngjesit dhe kanë ndihmuar në largimin e ujit dhe bartjen e aparaturave të cilat gjendeshin në pjesën e prekur nga vërshimet.

KALLXO.com mëson se përveç FSK-së edhe Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar mbrëmë në largimin e ujit nga Klinika e Pulmologjisë.