Përmbytjet në Gjilan – Foto: KALLXO.com

Vërshime në Gjilan, uji depërton edhe në lokale (VIDEO)

Një rrebesh shiu gjatë ditës së sotme ka shndërruar rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan në një lum.

Lexuesit e KALLXO.com kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet se uji ka nisur të depërtojë brenda lokaleve ndërsa rrugët janë përplot me ujë.

Pronarët e disa lokaleve kanë vendosur thasë përpara dyerve për të ndaluar ujin të hyjë në lokale.

Në pamje shihen edhe kontejnerë të bërllokut që “notojnë” në ujë.

Siç shihet në fotografi, në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me pasojat e vërshimeve.