Vërshime në Drenas, bllokohen disa rrugë

Komuna e Drenasit ka njoftuar se disa ura e toka bujqësore janë mbuluar pas vërshimeve.

Sipas komunës së Drenasit, reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, ku lumi “Drenica” ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, e po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.

Gjithashtu komuna ka njoftuar se ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën dhe se nuk ka vërshime në shtëpi banimi.

Komuna ka ftuar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe t’i shmangim vendet ku uji ka vështirësuar qarkullimin.

Pamje – Vërshime në magjistralen Prishtinë – Ferizaj