Pika kufitare në Merdare, 2022. Foto: KALLXO.com.

Vërmicë, Dogana kap mbi 18 mijë euro të padeklaruara - FOTO

Dogana e Kosovës mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Vërmicë, tek një person ka kapur 18 mijë e 250 euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit rutinor oficerët doganorë kanë selektuar për kontroll një veturë me targa të Kosovës. Pasi vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë, ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në çantën e krahur i janë gjetur 18 mijë e 250 euro të padeklaruara.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore” – thuhet në njoftimn e Doganës së Kosovës.

Po ashtu, Dogana njofton se ka aplikacionin ‘E-Dogana’ për pajisjet e mençura Android dhe IOS, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale.