Veri apo jug, KEK vendos për mihjen e re

Në takimin e rregullt të Bordit të Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës është vendosur që të mbështeten opsionet e ekspertëve dhe orientimi strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit.

“Në këtë takim është vendosur mbështetja e opsionit të inxhinierëve dhe të ekspertëve të KEK-ut për përcaktimin e Fushës VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë kontekst Bordi ka kërkuar shqyrtimin e arsyeshmërisë të vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën JUG (S.1.2).”, thuhet në komunikatën për media.

Më 28 dhjetor të vitit 2018, KEK-u kishte hapur tender për shpime dhe hulumtim në pjesën jugore të minierës së re.

Më 28 mars, KEK e ka rekomanduar për kontratë grupin e operatorëve ekonomik nga Shqipëria, “Bindi Sh.P.K; A.L.T.E.A & GEOSTUDIO 2000; PPC Albania Sh.A”. Oferta e operatorit nga Shqipëria ishte në vlerë prej 2.5 milionë euro, gjysmë milioni më pak se vlera e parashikuar për këtë kontratë.

Kompania nga Shqipëria do të hulumtojë kualitetin e qymyrit në Obiliq

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.