Foto- Facebook, Verë n'Dimër

‘Verë n'Dimër’, edhe sivjet në Prishtinë

Për të gjashtin vit, sheshet kryesore të Prishtinës do të ofrojnë pak ngrohtësi në të ftohtin e dimrit.

Vera e nxehtë që shërbehet në shtëpizat e drurit tashmë tradicionale të improvizuara në Prishtinë do të jetë atraksion edhe këtë dimër.

Komuna e Prishtinës ka treguar për KALLXO.com planin e festivaleve dimërore nën ombrellën “Prite N’Shesh”.

Edicioni i gjashtë i festivalit “Verë në dimër” do të fillojë nga data 1 dhjetor deri me datën 31 dhjetor.

Megjithatë, sipas komunës, ende nuk dihet se sa kompani do të ofrojnë këto shërbime në sheshe.

“Po do të ketë ndryshime, ndërtimi i shtëpizave do të financohet nga Komuna e Prishtinës, ndërsa sa i përket orarit të punës do të filloj nga ora 10:00-23:00, nuk dihet ende saktësisht numri i kompanive te cilat do te marrin pjesë gjatë PRiteNshesh” tha zyrtarja për informim në komunën e Prishtinës, Miranda Mullafazliu.

Ismail Tasholli, ideatori i festivalit tha për KALLXO.com se ideja i kishte ardhur ne Austri gjate kohës kur ishte në studime.

“Ideja na ka ardhë në Austri, se kena punu vet qe t’i financojmë studimet në tregun e krishtlindjeve, e kam shkruar ne letër projektin para 13-14 viteve më parë dhe kam bindur komunën që të bëhet i mundshëm realizimi i këtij festivali” tha ai.

Vullneti i Ismajlit në moshën 25 vjecare bëri që të angazhohet për realizimin e këtij projekti, për detajet e së cilit është përkujdesur vetë.

“Kemi bashkëpunuar me komunën edhe komuna na ka besuar për realizimin e këtij projekti, prej idesë e deri te realizimi, unë jam marr me të gjitha detajet me e ba të mundshëm këtë projekt” tha ai.

Pritjet e Ismajlit janë plotësuar tërësisht ndërsa thotë se në fillim qytetarët kanë qenë skeptik.

“Ne fillim qytetarët kanë qenë skeptik, mandej me angazhimin tim edhe nwpwr media për shpjegim e kanë pranu shumë lehtë dhe kanë qenë të fascionuar, pritjet janë plotësuar tërësisht edhe më mirë se që e kemi menduar” tha ai.c