Veraria ‘StoneCastle” shpërblehet me çmimin 'Grand Gold Quality Award' në Bruksel

Produktet StoneCastle janë shpërblyer me çmimin prestigjioz “Grand Gold Quality Award” nga Monde Selection, një nga institutet kryesore ndërkombëtare në Bruksel i udhëhequr nga një panel prej 80 ekspertesh të pavarur.

Çmimet janë ndarë për produktet Verak 25 vjeçar dhe për Raki Rrushi e Rahovecit nga ana e Institutit prestigjioz për Cilësi.

Procesi i vlerësimit kryhet nga një juri ekspertësh, e cila përbëhet nga enologët e njohur ndërkombëtarisht, somelierë master, profesorët e enologjisë, inxhinieret e kimisë dhe kolumnistë të specializuar të shtypit. 

Verërat e StoneCastle prodhohen në qytetin e Rahovecit. 

Biznesi përfshin më shumë se 5,552 hektarë vreshta dhe tokë premium. Kantina u ndërtua në 1952 dhe që nga viti 2006 ajo është në pronësi dhe operohet nga Familja Gecaj.