TO GO WITH AFP STORY "Philippines-lifestyle-drink-wine,FEATURE" by Jason Gutierrez In this photo taken on November 15, 2012, tapper Eugenio Andaya, pours his harvest of coconut sap to be used in a local wine called 'tuba' the raw material for Lambanog in Tayabas, Quezon Province, south of Manila. With their huge copper vats and open fires, little-known backyard liquor makers have toiled for generations in Philippine coconut farms to distill the country's answer to Russian vodka. Extracted from the sap of the coconut, the "lambanog" was once considered a lowly peasant's drink whose potency they claim puts those of well-known liquors and spirits around the world in the shade. AFP PHOTO / JAY DIRECTO (Photo credit should read JAY DIRECTO/AFP via Getty Images)

Vera toksike e kokosit vret të paktën 11 persona gjatë festimeve të Krishtëlindjes në Filipine

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë duke u trajtuar për helmim të dyshuar nga metanoli pasi pinë verë kokosi të bërë në vend gjatë festimeve të Krishtëlindjes në Filipine, sipas Agjencisë shtetërore të Lajmeve Filipineze, raporton CNN.

Raportet e mediave lokale thanë se 300 njerëz u shtruan në spital në krahinat Laguna dhe Quezon të Luzon, ishulli kryesor i vendit, me shenja helmimesh si dhimbje në stomak, marramendje dhe të vjella pasi pinë verën e arrës së kokosit.

265 persona të tjerë u shtruan në spital në qytetin Rizal, Laguna tha Departamenti i Shëndetësisë në një njoftim të martën, raporton CNN.

Vera e arrës së kokosit, e njohur në vend si Lambanog, është një pije e fuqishme palme e distiluar nga maja e arrës së kokosit me një përmbajtje alkooli nga 40% në 45% për vëllim. Është një pije popullore gjatë sezonit festiv, i cili festohet gjerësisht në Filipine.

Administrata Filipine e Ushqimit dhe Barnave tha që Lambanog k dalë pozitiv për nivele të larta të metanolit, një lloj alkooli që është toksik për trupin, në disa raste duke çuar në verbëri dhe vdekje.

“Helmimi nga Lambanog është shkaktuar nga metanoli, i cili në nivele të larta bëhet shumë toksik për njerëzit. Metanoli është një substancë që është e pranishme gjatë procesit të distilimit, që duhet të ndahet dhe hiqet pas kësaj”, tha Sekretari i Shëndetësisë Francisco T. Duque III.