Vepron Kadri Veseli pas raportimit të KALLXO.com, shkarkohet drejtorit i PDK-së

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, e ka shkarkuar drejtorin e ri të Muzeut dhe Komisionin Përzgjedhës për drejtor të Muzeut, pas raportimit të KALLXO.com për parregullsitë në këtë konkurs.

Vendimin për shkarkim të komisionit e ka marrë ministri Gashin, e lajmin për shkarkim e ka bërë kreu i PDK-së Kadri Veseli në një postimi në Facebook.

Veseli ka shkruar se shkarkimi i Komisionit Përzgjedhës për drejtorin e ri të Muzeut të Kosovës nga ministri Kujtim Gashi dhe anulimi i tërë këtij procesi “është dëshmi se nën udhëheqjen time nuk do të lejoj korrupsion dhe nepotizëm”.

KALLXO.com ka raportuar për zgjedhjen e dyshimtë të drejtorit të Muzeut, Ajet Leci. Ai kishte pas më së paku pikë në testin me shkrim, mirëpo pas intervistave, Leci kishte qenë më i poentuari.

KALLXO ka gjetur se Leci ka qenë pjesë e PDK-së në Drenas dhe ka të publikuar foto bashkë kryetarin e degës, Sejdi Hoxha. BIRN e ka monitoruar konkursin, ndërsa raporti me të gjetura i është përcjell ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Veseli ka thënë se lufta kundër nepotizmit dhe korrupsionit kërkon vendime të guximshme, sikurse vendimi i sotëm i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Korrupsioni dhe nepotizmi po na dëmtojnë në të gjitha fushat e jetës dhe ne do ta luftojmë atë në të gjitha drejtimet, jo me fjalë, por me vepra konkrete”, ka shkruar Veseli. “Ne duhet t’u japim sa më shumë mundësi të rinjve, siç kemi filluar ta bëjmë në PDK dhe siç do të vazhdojmë ta bëjmë. Duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, sikurse ministri Kujtim Gashi, ne do të mund të investojmë edhe më shumë tek të rinjtë dhe ta ndalojmë largimin e tyre.”

Mashtrimet e Kadri Veselit, njerëzit e PDK-së vazhdojnë të punësohen