Veprat për të cilat dyshohet Gzim Gashi, në kërkim nga Policia e Kosovës – Çfarë thonë raportet?
Në vendimin e Gjykatës së Pejës që e ka siguruar KALLXO.com – për paraburgimin e Silver Qibinit, të arrestuarit për kultivimin e lëndëve narkotike në Klinë përmenden edhe veprat e të dyshuarit – Gzim Gashit, i cili së bashku me katër të tjerë më 11.08.2024 u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës.
Në aktvendimin e datës 11.08.2024 thuhet se është ngritur kallëzim penal ndaj Gashit për shkak të veprës penale “kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit”.
Tutje thuhet se në raportin e oficerit R.P theksohet se i pandehuri Gzim është duke kultivuar narkotikë dhe se janë siguruar fotografi të parcelës së lokalizuar në të cilën dyshohet se është mbjell narkotikë.
Aty përmenden edhe raporti i intelegjencës dhe raporti informues lidhur me zbatimin e masës së fshehtë, në të cilin të pandehurit “bisedojnë për maska, për vizita në vendin e ngjarjes, për kultivimin e narkotikur dhe çështje të tjera”.
Në vendin e ngjarjes u arrestua Silver Qibini nga Tepelena e Shqipërisë, aty u gjetën 960 bimë narkotike të llojit marihuanë.
Më 11.08.2024 u caktua masa e paraburgimit prej 1 muaji për të arrestuarin Silver Qibini kurse Gzim Gashi dhe katër të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia.
Policia shpall në kërkim të dyshuarit për plantacionin e kanabisit në Klinë