Posteri i ekspozitës së Lirije Buliqit. Foto: Facebook/GMK
Veprat e Lirije Buliqit ekspozohen nesër në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
Në Galeria e Ministrisë së Kulturës hapet nesër ekspozita personale e artistes Lirije Buliqit.
Galeria e Ministrisë së Kulturës ka njoftuar përmes Facebook-ut, se ekspozita personale e Buliqit do të hapet nesër duke filluar nga ora 12:00.
Ekspozita është kuruar nga Erëmirë Krasniqi.
Gjatë kësaj ekspozite do të prezantohen mbi gjashtëdhjetë vepra në qeramikë të realizuara nga Buliqi mes viteve 2004 – 2011.
“Shumë nga punimet e saj sfidojnë kategoritë, si të tilla ekzistojnë në një hapësirë krijuese në mes të qeramikës dhe skulpturës; pllakës dhe pikturës; zanatit dhe artit. Të krijuarit në këtë hapësirë të ndërmjetme i ka mundësuar Buliqit që të hulumtojë terrene taktile, megjithëse estetike”, thuhet në njoftimin e Galerisë së MKRS-së.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11 korrik 2021.