Vepra ‘Forsaken’ e Mengjiqit interpretohet premierë në Korenë e Jugut 

Vepra e kompozitorit Mendi Mengjiqi, ‘Forsaken’ (Të braktisurit) do të interpretohet premierë në festivalin e muzikës klasike, “Seoul International Music Festival” në Seul të Koresë së Jugut.

Festivali vjetor në Seul, “Seoul International Music Festival” mbahet nga 20 tetori deri më 1 nëntor 2020.

Ky edicion i këtij festivali i kushtohet 250 vjetorit të lindjes së kompozitorit gjerman Ludwig Van Bethoven , veprat e të cilit do të zënë pjesën me të madhe të programit të festivalit.

Vepra e 13 minuta e Menqjiqit, ‘Forsaken’ (Të braktisurit) i kushtohet pjesës më të margjinalizuar të shoqërisë, të varfërve dhe të braktisurve, dhe në mënyrë simbolike bën thirrje për shpëtimin e asaj pjese.