Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Venera Çerkini emërohet drejtoreshë ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqesisë

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka marrë vendim për emërimin e Venera Çerkinit drejtoreshë ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Propozimin para qeveritarëve e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

“MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për pozitën drejtor ekzekutiv në Agjenicë për Zhvillimin e Bujqesisë. Për këtë pozitë kanë aplikuar 15 kandidatë, 9 prej të cilëve kanë hyrë në listë të ngushtë. Pas vlerësimit të komisionit, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Venera Çerkini, Menderes Ibra dhe Lebibe Haliti. Në pajtim me dispozitat ligjore dhe pas përzgjedhjes propozoj emërimin e Venera Cerkini në pozitën ne fjalë për një mandat 4 vjeçar”- tha Sveçla.