Posterë me mbishkrimin "Mos u frikëso! Qyteti yt!" janë vendosur në sheshin "Car Lazar" në Mitrovicë të Veriut, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com 31.10.2024

Vendosja e posterëve në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut, flet Elshani

Posterët me mbishkrimin “Mos u frikëso! Qyteti yt!” janë vendosur përgjatë sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut më 31.10.2024.

Sipas zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, të njëjtit janë vendosur nga serbët lokal dhe policia është në dijeni për vendosjen e tyre.

“Aleksandar Arsenijeviq dhe grupi i tij i kanë vendosur. Pas konsultimit me prokuror nuk ka rast për hetim”- tha Elshani për KALLXO.com.

KALLXO.com iu sjell pamje të këtyre posterëve.

Ndryshe më 09.10.2024 politikani serb i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, ishte ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale – ngacmim.

Ndërsa më 10.10.2024 në lidhje me ndalimin 48 orësh të politikanit serb Prokuroria e Mitrovicës kishte kërkuar caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar.

Gjykata e Mitrovicës ka marrë vendim përmes të cilit ia ndalonte Arsenijeviqit, t’i afrohet deri në 40 metra shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Sylës.

Ndalohet për 48 orë politikani serb i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq