Vendoset tuneli dezinfektues në Prishtinë

Sot është vendosur tuneli dezinfektues edhe në Prishtinë.

Ky tunel u vendos në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Ditë më parë një portë dezinfektuese është vendosur edhe në Mitrovicë. Porta dezinfektuese është vendosur pranë QKMF-së.

Komuna e Prishtinës ka shënuar 25 raste me coronavirus, ndërsa numri total në vend ka arritur në 224, prej tyre 37 të shëruar dhe 6 viktima.