Vendoset porta dezinfektuese në Mitrovicë

Mitrovica si masë parandaluese ndaj pandemisë së Coronavirusit ka vendosur portën dezinfektuese.

Ndonëse në Mitrovicën e Jugut ende nuk ka të infektuar me virusin COVID-19  vazhdimisht po merren masa për mbrojtjen nga ky virus.

Mitrovica është qyteti i parë në Kosovë që e ka vendosur portën dezinfektuese.

Porta dezinfektuese është vendosur pranë QKMF-së.

Poashtu si mase tjetër për parandalimin e infektimit me coronavirus, në Mitrovicë do të bëhet edhe matja e lëvizjes së qytetarëve nga pjesa veriore në pjesën jugore të qytetit.