Foto: Ilustrim

Vendoset masa e sigurisë për policin që dyshohet se rrahu një qytetar brenda stacionit

Një zyrtar policor me inicialet V.B., është arrestuar tri ditë më parë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

KALLXO.com mëson se policit gjatë ditës së djeshme i është caktuar paraburgimi për 30 ditë pas kërkesës së prokurorisë në Prishtinë.

Polici po dyshohet se ka rrahur një qytetar brenda Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë.

IPK fillimisht kishte njoftuar se ka qenë qytetari i cili ishte shoqëruar fillimisht nga policia pasi i njëjti nuk kishte respektuar masat kundër COVID-19.

Më pas i njëjti kishte njoftuar se zyrtari policor V.B., kishte tejkaluar kompetencat e tij dhe i njëjti pas një hetimi të IPK-së është arrestuar.

Përveç zyrtarit policor, IPK ka njoftuar të dielën se edhe qytetarit që ka lajmëruar rastin i është caktuar masa e ndalimin nga prokuroria për 48 orë.