Pika kufitare në Bërnjak. Foto: KALLXO.com

Vendosen pengesa me drunjë e gozhda afër pikës kufitare në Bërnjak

Policia e Kosovës njoftoi se në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak janë vërejtur disa pengesa në një rrugë dytësore.

Sipas forcave të rendit, rasti po vazhdon të hetohet ndërsa pengesat u larguan nga rruga.

“Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.