Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vendimmarrja e mërgatës - LIVE

Në debatin “Kallxo Pernime” sonte po diskutohet për mërgatën dhe vendimmarrjen e saj në proceset në Kosovë.

Panelistët tregojnë pse nuk paguhen mësuesit për të dhënë mësim shqip për nxënësit shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Cili është roli i diasporës në Kosovë dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje?

A ballafaqohen me shantazh e korrupsion diaspora dhe investimet e tyre në Kosovë?

Për këto dhe tema të tjera përballë Jeta Xharrës janë Ibrahim Makolli nga LDK/AKR, Gani Dreshaj nga AAK, Arben Gecaj nga PDK dhe Mentor Arifaj nga LVV.