Vendimi i Qeverisë për shndërrimin e Qendrës së Studentëve në karantinë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme korresponduese, ka marrë vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, si hapësirë karantine.

Sipas këtij vendimi, personat të cilët dyshohen ose vërtetohen se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me Coronavirus, do të futen në këtë karantinë.

“Qendra e Studentëve në Prishtinë kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushim të gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin Nr.01/11, të datës 15 mars 2020”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

 

Ndërsa, sipas drejtorit të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, kanë kapacitet deri në 4 mijë persona konviktetet e Studentëve në Prishtinë.

Qendra e Studentëve në Prishtinë dezinfekton konviktet