Ilustrim

Vendimi i Qeverisë: Në këto raste përjashtohet bartja e maskës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që maska e cila mbulon hundën dhe gojën të bartet në mënyrë obligative në të gjitha rastet përveç:

11.1. Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

11.2 Gjatë vrapit dhe çiklizmit;

11.3 Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Gjithashtu në vendimin e qeverisë më saktësisht pika 12 e vendimit, thotë që të gjitha institucionet publike e private obligohen të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit dhe në ambiente të brendshme.

Këto dhe dhjetëra rekomandime dhe masa janë miratuar gjatë ditës së sotme për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19 në Kosovë.

Miratimit të këtyre masave u parapriu rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe numri i lartë i vdekjeve të regjistruara ditëve të fundit.

Qeveria e Kosovës këto masa i miratoi gjatë ditës së sotme në një mbledhje e cila u mbajt në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Të gjitha masat e miratuara të Qeverisë kundër COVID-19