Vendimi i Qeverisë për masat ndaj COVID-19, lejohen aktivitet sportive

Aktivitet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura tashmë janë të lejuar me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masat ndaj coronavirusit.

Në këtë vendim thuhet se fitneset por edhe pishinat e mbyllura janë të obliguar të masin temperaturën e gjithsecilit që hynë brenda.

Vendimi i Qeverisë:

14.  Lejohen aktivitetet sportive në hapësira te mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive.

15. Lejohen fitneset si dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë, gjatë hyrjeve në objekte.

Në mbledhjen e 32-të të  Qeverisë së Kosovës janë marrë disa vendimet për masat ndaj COVID-19, në mesin e tyre është edhe heqja e orës policore.

Masat  reja të Qeverisë së Kosovës për COVID-19