Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev - Foto: REL/MIA

Vendimi i liderëve të Maqedonisë së Veriut: Zgjedhjet e parakohshme më 12 prill

Pas takimit të liderëve në vilën Vodno, kryeministri Zaev tha se të gjithë liderët e partive politike janë dakorduar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill të viti 2020, raporton TV21.

Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spaskosvki, është propozuar nga Zoran Zaev për kryeministër në Qeverinë teknike, raporton TV21.

Zaev në takimin e liderëve që po mbahet në Vilën Vodno, për kryeministër në Qeverinë teknike ka propozuar ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spaskovski deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zgjedhjet e parakohshme po vijnë me kërkesë të kryeministrit aktual Zoran Zaev, pas dështimit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian për anëtarësim./21Media