Vendimi i Kushtetueses - Njësia Speciale në oborrin e Gjykatës

Një automjet i Njësisë Speciale është parë në oborrin e Gjykatës Kushtetuese, por që ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se cila është arsyeja.

Ky automjet ka disa ditë që po qëndron aty.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës për të zbuluar saktësisht aksionin në fjalë por që të njëjtit deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë kujtojmë që ditë më parë, përkatësisht më 28 maj Gjykata Kushtetuese kishte vendosur në favor të presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

Ky vendim ka ngritur shumë politika dhe reagime të ndryshme në opinion lidhur me interpretimin e normave kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosja e cila e kishte dërguar në Kushtetuese këtë dekret e ka quajtur të papranueshëm vendimin e fundit që i dha të drejtë Thaçit.

Në anën tjetër, disa përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje po pretendojnë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot, është i falsifikuar.

Dilema e fundit kishte të bënte me interpretimin e nenit 82, paragrafit 2, të Kushtetutës, nëse pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit a duhet vendi të shkojë në zgjedhje apo të krijohet Qeveria e re.