Vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen  e sotme ka miratuar disa vendime për fusha të ndryshme.

Një ndër vendimet e para ka qenë miratimi projektligjit për punimet nga metalet e çmuara.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se ky projektligj përkrah prodhimin vendor.

“Ky projektligj është hartuar nga ministria dhe përcakton shkallën e pastërtisë së punimit me standardet e ISO dhe përkrahë prodhimin vendor si dhe Kontrollon e cilësisë”, tha ajo.

Poashtu Qeveria ka miratuar projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin “programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza VI mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se Zvicra është një shtet qe ka përkrahur më së shumti Kosovën për ujësjellës.

“Programi mbështet qasjen me ujë të pijshëm në zonat rurale dhe rregullimin e ujërave të zeza. Zvicra me nënshkrimin e kësaj do të mbështet  572 mijë franga shtesë në mbështetje për këtë projekt”, tha ai.

Poashtu Qeveria e Kosovës la miratuar raportin gjashtëmujor të Buxhetit të Kosovës për vitin 2021 si dhe është miratuar riaprovimi i raportit vjetor financiar për vitin 2020.

Ekzekutivi në mbledhjen e sotme po ashtu ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Bujqësisë për zbatimin e vendimit për pakon e Ringjalljes Ekonomike masa 2.5.