Foto: ZKM

Vendimet që do i marrë nesër Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e saj të pestë.

KALLXO.com merr vesh se në rend dite të kësaj mbledhjeje janë 6 pika.

Pika e parë parasheh aprovimin e procesverbaleve dhe transkriptimeve të tri mbledhjeve të para të Qeverisë.

Pika e dytë është shqyrtimi i programit të Qeverisë për vitet 2020-2023.

Si pikë e tretë e mbledhjes do të jetë shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për reduktimin e barrës administrative (reduktimi i byrokracisë).

Pika e katërt është shqyrtimi i nismës për lidhjen e “Marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Islamike të Pakistanit.

Ndërsa, pika e pestë është shqyrtimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit në mes të Kosovës dhe Bankës gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin e projektit – Rritja e kapitalit garantues të fondit kosovar për garanci kreditore.

Pika e gjashtë e mbledhjes së pestë të Qeverisë Kurti do të jetë: të ndryshme.