Vendimet e PZAP-it, KQZ njofton se sot pasdite nis rinumërimi i votave në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot pasdite nga ora 16:00 do të nis rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë.

Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), urdhëroi rinumërimin e të gjitha votave me kusht dhe ato nga diaspora, që i ka siguruar në zgjedhje AAK-ja.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se vendimet e PZAP për KQZ-në janë të obligueshme të implementohen.

KQZ ka marr vendim te rinumërohen votat e kandidatëve të AAK-së që kanë ardh me postë dhe me kusht, në lidhje me pretendimet se brenda listës së AAK-së janë vjedhur votat.

 

“Sipas Dakës do të rinumërohen edhe 7 kuti të cilat janë rinumëru “dhe ku ka qenë prezent personi i cili ka qarkullu në media. Për ta qartësuar situatën edhe ato kuti ku ka qenë ai person do të rinumërohen”.

Kurse, Ibrahim Selmanaj anëtar i KQZ-së nga AAK tha se ai qe ka keqpërdor duhet të dënohet.

Gjatë kësaj mbledhjeje të KQZ-së Daka ka bërë të ditur se ky institucion ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit për t’i ofruar të gjitha informaiconet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Kurse. kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se në procesin e rinumërimit do të jenë të pranishëm dhe prokuroria dhe policia.

“Sot do të fillojë procesi i rinumërimit të të gjitha këtyre vendvotimeve dhe të votave me kusht dhe me postë në QNR. Dhe sigurisht do të jenë të pranishëm gjatë gjithë kohës, Prokuroria e Shtetit dhe Policia. Sot fillon procesi në ora 16:00”, tha ai.

PZAP urdhëron rinumërimin e votave të AAK-së, kandidatja e kësaj partie pretendon se votat i janë vjedhur nga bashkëpartiakja e saj