Foto: Ilustrim

Vendimet e gjykatave për rastet e dhunës në familje

Gjykatat e Kosovës gjatë këtyre 365 ditëve si raste penale kanë pranuar 1,192 raste të dhunës në familje.

Prej tyre janë të zgjidhura 961 raste, ku 772 kanë vendime fajësuese mirëpo vetëm 26 prej këtyre vendimeve kanë shqiptuar dënim me burg. Ndërsa 13 janë liruese.

Prej rasteve të kërkesave të urdhër- mbrojtjes gjykatat kanë zgjidhur 1,091 lëndë, 567 prej këtyre janë aprovuar, 61 janë refuzuar ndërsa 90 paditës janë tërhequr prej padisë.