Vendime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë për lirinë e lëvizjes

Që nga 28 maji nuk do të ketë më kufizime të lirisë së lëvizjes për qytetarët gjatë ditës.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sot në një konferencë për shtyp se që e enjtja do të hiqen fashat e lëvizjes së qytetarëve.

“Që nga ora 05 e mëngjesit deri në orën 21 qytetarët do të lëvizin pa kufizime”, tha Vitia në një konferencë për shtyp

“Deri në fund të muajit do të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve”, tha ai.

Vitia tha se që nga e enjtja do të hapen edhe objektet fetare.