Vendi më i ndotur në shtëpinë tuaj dhe mënyra më e mirë për t'i luftuar këto mikrobe

A detyroheni ta pastroni tualetin për shkak të frikës nga mikrobet? Kjo është gjë e mirë, por sa shpesh i ndërroni peshqirët e duarve dhe të banjos?

Kur është hera e fundit që keni pastruar frigoriferin tuaj, fërkuar  pllakat e mikrovalët apo përdorur zbardhues në kuzhinë?

Po, ka mikrobe kudo dhe shumicën nuk i kemi fare problem, ndoshta edhe na bëjnë mirë për mikrobiomat  dhe sistemin tonë imunitar.  Neve nuk na interesojnë këto.

Janë ato të rrezikshmet që na detyrojnë të nxjerrim dorëzat dhe dezinfektuesit: viruset e gastros, ftohjes, bakteriet si salmonella,kontaminimet, myku, fekalet dhe bakteria E.coli.

Por a jeni duke i pastruar të gjitha vendet e prekura nga to, le ti hedhim një shikim dhe ta zbulojmë.

Sigurisht, do ta fillojmë me banjon, aty ku ne depozitojmë gjëra për të cilat nuk duam as të mendojmë. Sigurisht tualeti është mbledhësi primar i mikrobeve, apo jo?

Jo, sepse ne në mënyrë të fiksuar e pastrojmë, tha mikrobiologjisti Charles Gerba, profesor i shëndetit publik, shkencës së ambientit dhe imunologjisë në Universitetin e Arizonës, shkruan CNN.

“Ka më shumë bakterie fekale në kuzhinën tuaj sesa në tualet pasi t’ia lëshoni ujin. Kjo ështe arsyeja pse qeni juaj pi ujë në tualet. Ai është më i zgjuar sesa që e mendoni”, tha Gerba.

E njohur si “Dr, Germ”, për testimet e tij të shumta në pothuajse çdo sipërfaqe që njeriu mund të prekë, puna e Gerbas shpesh është marrë nga fabrikat e produkteve të pastrimit për të verifikuar punën e tyre.

Një nga studimet më të mëdha ishte se si bakteria shpërndahet kur ju e lëshoni ujin në banjo me kapak lart.  Nëse nuk e keni ditur, uluni, është pothuajse 182cm e gjerë në shtrirje.

Dhe kjo do të thotë se edhe brusha juaj e dhëmbëve preket nga këto bakterie, poashtu peshqirët dhe shamponet.

A duhet të shqetësoheni?

“Ato janë bakteriet tuaja, dhe ndoshta nuk do ju shkaktojnë probleme”, tha Gerba.

“Në raste të sëmundjeve, ju duhet të shqetësoheni për mikrobet e të tjeëve jo tuajat”.

Por sigurisht ju nuk jeni të vetmuar, dikush hyn në banjën tuaj, apo jo?

“Atëherë ju duhet të ndryshoni peshqirët çdo 3-4 ditë, sepse mund ta kaloni këtë kontaminim tek të tjerët në shtëpi.” këshillon Gerba.

“Bakteria E.coli rritet më shumë në peshqirë, brenda 3-4 ditësh , ju do merrni bakterie fekale në peshqirin tuaj shumë lehtë sepse kanë lagështi.” Sqaroi Gerba. “Dhe është e vështirë  t’i largosh nëse pastroni me ujë të ftohtë. Peshqirët janë të shpeshtë, është më e vështirë ti pastrosh.”

Poashtu kjo do të thotë se ju mund t’i kaloni këto bakterie edhe në fytyrë nëse përdorni peshqirë dhe më pas hyni në banjo dhe lëshoni ujin me kapak hapur,” tha Gerba. ” Duhet të përdorni ujë të nxehtë dhe ti thani mirë peshqirët.”

Vendet më të prekura nga mikroorganizmat në kuzhinë

Duke konsideruar se ju e përdorni shpuzën për të fërkuar ose tharë lavamanin, rrethuar me enë të tjera, nuk është për tu çuditur që ato do jenë mjetet me të bakterizuara në shtëpinë tuaj, sipas Gerbës. Gjë që është e rrezikshme.

“Unë kam mbledhur shpuza nga disa shtëpi dhe kam gjetur bakterien Salmonella në 15% të tyre, kështu që po, jam goxha paranoide rreth tyre.” Tha Gerba.

Keni nevojë për më shumë prova? Qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve thotë se 20% e sëmundjeve nga ushqimi fillojnë nga ajo që konsumojmë në shtëpi.

Një studim në 2017 gjeti 362 specie dhe bakterie të ndryshme në shpuzat e kuzhinës: 82 milione bakterie jetonin në një kubik cm hapësirë. Lajmi i keq- tharja nuk kreu punë, madje as vlimi i shpuzës në enëlarëse, bakteriet u rritën prapë.

Zgjidhja e studimit? Te ndërrojmë shpuzat se paku njëherë në javë.

Për qfarë tjetër duhet të shqetësohemi në kuzhinë?

“ Dorëzat e frigoriferit  janë shpesh të këqija sepse njerëzit mund të merren me produkte të mishit të patrajtuar dhe të prekin ndonjë gje tjetër në frigorifer pa e menduar” tha Gerba.

“ Dhe njerëzit i varin peshqirët e kontaminuar të kuzhinës, të cilët i përdorin pasi kanë prekur mishin”, shtoi Gerba “kështu disa njerëz e lënë peshqirin për disa ditë apo javë, para se ta pastrojnë”.

Fëmijët poashtu paraqesin rrezik kur vijnë prej fushave të lojës dhe janë një burim tjetër potencial i mikrobeve të rrezikshme në enët e kuzhinës.

“Ne i kemi testuar topat e futbollit dhe janë të mbushur me bakterien E.coli, sepse topi mund të rrotullohet nëpër jashtqitje qenësh”, tha Gerba. “poashtu fëmijët mund të jenë vend i përkryer ku zogjtë kryejnë nevojat. Gjëja e parë që duhet të beni është që fëmija juaj ti pastrojë duart pasi të vijë nga loja”.

Një nga top vendet më të ndotura në kuzhinë , sipas NSF është ena ku mbani ujin për kafe, kjo enë duhet të pastrohet së paku një herë në muaj duke përdorur katër gota uthull, duke e lënë për 30 minuta dhe duke ia shpërndarë në tërësi, pastaj e shpërlani me ujë derisa uthulla të largohet.

Sipas NSF-së 36% e frigoriferëve me mish të testuar, hapëset e kanaqeve dhe përzierset e mikserit përmbajnë edhe salmonella edhe E.coli, derisa 36% e produkteve të perimeve ishin teste pozitive për salmonellen dhe 14% për listerinë.

Për një pastrim të shpejtë në kuzhinë Gerba rekomandon peceta deziunfektuese në vend të sprejit, kjo për shkak se ne i ngatërrojmë ata.

Pecetat janë më të shtrenjëta , kështu që nëse doni ta shmangni çmimin, thjesht sigurohuni ta përdorni sprejin në tërësi dhe ta lini të pushojë para se ta fshini.

Përgatiti: Ardita Zeqiri