Fotograi të KFOR-it gjatë stërvitjeve, Foto: KFOR/Facebook

Vendi i tyre në luftë me Rusinë, 40 ushtarë të Ukrainës ruajnë paqen në Kosovë

Sot në orët e hershme të mëngjesit Ukraina u sulmua ushtarakisht nga Rusia.

Deri më tani janë konfirmuar disa të vrarë ndërkohë shumë qytetarë ukrainas kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar sulmeve ushtarake të Rusisë. Këtij agresioni rus ushtria e Ukrainës është duke iu përgjigjur me forcë.

Por, në Kosovë janë 40 ushtarë të Ukrainës të cilët shërbejnë si pjesë e KFOR-it.

Më së shumti ushtarë të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë ka Italia – 638 ushtarë.

Vetëm tre më pak ka ShBA. Ky vend mik i Kosovës numëron gjithsej 635 ushtarë të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

469 ushtarë të tjerë janë nga Hungaria.

Në anën tjetër, Turqia është një tjetër vend i cili ka ushtarë që kontribuojnë për sigurinë e Kosovës. Janë 309 ushtarë turq të angazhuar në KFOR. Krejt këto të dhëna janë publike në ueb-faqen e KFOR-it në Kosovë.

Misioni i KFOR-it, i drejtuar nga NATO, është të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Në kryerjen e aktiviteteve të saj, NATO bashkëpunon dhe ndihmon Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë, sipas rastit, për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore.

Katër të vrarë pasi forcat ruse goditën spitalin në Donetsk

www.kallxo.com