Vendet më të lumtura në vitin 2023 – Kosova renditet lart

Word Happiness Report ka publikuar raportin e tij të fundit, sipas të cilit Finlanda është sërish në vendin e parë për sa i përket lumturisë kombëtare dhe Afganistani është në vendin e fundit. Sa i përket rajonit, Sllovenia dhe Kosova janë renditur më mirë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është një pozicion më poshtë Rusisë.

Duke gjykuar nga raporti i fundit mbi lumturinë botërore, ne kemi arsye për optimizëm në nivel global. Dashamirësia është rreth 25 për qind më e lartë se sa ishte para pandemisë.

“Dashamirësia ndaj të tjerëve, veçanërisht ndihma ndaj të huajve, e cila u rrit në mënyrë dramatike në vitin 2021, mbeti e lartë në vitin 2022”, thotë John Helliwell, një nga autorët e Raportit të Lumturisë Botërore, në një intervistë për CNN.

Raporti, i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, bazohet në të dhënat nga një anketë globale e njerëzve në më shumë se 150 vende. Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet e tyre mesatare dhe individuale të jetës gjatë tri viteve të mëparshme, në këtë rast nga viti 2020 deri në vitin 2022. Janë llogaritur jetëgjatësia, PBB për frymë, mbështetja sociale, shkalla e korrupsionit dhe bujaria në komunitet.

Sipas këtij raporti, Finlanda është vendi më i lumtur në botë për të gjashtin vit radhazi. Pranë saj, lartë në listë janë fqinjët e saj Danimarka, Suedia dhe Norvegjia. Izraeli është ngjitur në vendin e katërt nga vendi i nëntë i vitit të kaluar, ndërsa në vendin e pestë është Holanda.

Top 20 vendet më të lumtura nuk kanë ndryshuar prej vitesh, por këtë herë Lituania është gjithashtu aty dhe Franca ka shënuar rënie. Shtetet baltike po “ngjiten” vazhdimisht në listë.

20 vendet më të lumtura në botë për vitin 2023:

  1. Finlanda
  2. Danimarka
  3. Islanda
  4. Izraeli
  5. Holanda
  6. Suedia
  7. Norvegjia
  8. Zvicra
  9. Luksemburgu
  10. Zelanda e Re
  11. Austria
  12. Australia
  13. Kanada
  14. Irlanda
  15. Shtetete Bashkuara të Amerikës
  16. Gjermania
  17. Belgjika
  18. Republika Çeke
  19. Mbretëria e Bashkuar
  20. Lituania

Dy vendet në konflikt të armatosur, Rusia dhe Ukraina janë renditur në vendin e 70-të, respektivisht në vendin e 92-të.

Kur bëhet fjalë për rajonin, vetëm Maqedonia e Veriut është në pozitë më të keqe (87). E pozicionuar më mirë është Sllovenia në vendin e 22-të, e ndjekur nga Kosova në vendin e 34-të, Serbia në të 45-tën, Kroacia në të 48-ën dhe Mali i Zi në vendin e 67-të.

Në fund të listës është Afganistani, i cili është në vendin e 137-të, i ndjekur nga Libani me një renditje më të lartë./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala