Vendet evropiane diskutojnë për tensionet me Iranin

Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë do të zhvillojnë bisedime, për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë dalur nga marrëveshja vitin e kaluar, dhe po bëjnë presionit të vazhdueshëm mbi Teheranin.

Diplomatët evropianë do të takohen më 30 gusht, në margjinat e një takimi të Bashkimit Evropian në kryeqytetin finlandez, Helsinki.

Evropianët bëjnë thirrje për dialog mes Iranit dhe SHBA-së

Diskutimet mbi sigurinë e transportit në rajonin e tensionuar të Gjirit Persik do të jenë gjithashtu në agjendë.

Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Teheranit janë tensionuar qëkur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, dhe të ri-vendosë sanksione, që ishin lehtësuar në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit.

SHBA i kërkon OKB-së të vazhdojë ndalesat për armë dhe udhëtim ndaj Iranit

Trump pretendoi se kushtet e marrëveshjes nuk ishin mjaft të rrepta, për të parandaluar Teheranin të zhvillonte armë bërthamore.

Britania, Franca dhe Gjermania kanë mbetur në marrëveshje, së bashku me Rusinë dhe Kinën.

Tensionet janë intensifikuar brenda dhe përreth ngushticës strategjike të Hormuzit pas lëvizjeve të Iranit për të kapur cisternat perëndimore.

Britania është bashkuar me misionin e Uashingtonit për të mbrojtur transportin tregtar në rrugët kryesore të tregtisë së naftës përmes Gjirit Persik.

Vende të tjera evropiane nuk kanë dëshirë të bashkohen, nga frika se prania e shtuar detare në rajon mund të rrezikojë përshkallëzimin e situatës dhe ndoshta të çojë në një konflikt të armatosur.