Foto: NATO

Vendet anëtare të NATO-s

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO,  është një aleancë ushtarake mbrojtëse me 30 shtete anëtare në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut.

Kjo përfshin tre nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe Franca. Anëtarët bien dakord të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse sulmohen me armë.

Blloku u zgjerua pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe tani përfshin disa fqinjë rusë në Evropën Lindore – përfshirë Poloninë.

Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, Ukraina, Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO.

Vendet anëtare të NATO-s janë Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe, Shtetet e Bahskuara të Amerikës.

Siç është raportuar nuk ka “asnjë indikacion” se sulmi me raketa që vrau dy persona në Poloni ishte një sulm i qëllimshëm nga Rusia, ose se Rusia po përgatit veprime ushtarake kundër NATO-s, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shpërthimi ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha presidenti polak, Andrzej Duda./BBC