"Vëllait" Putin i kushtohet një mural në Beograd (FOTO)

Një mural kushtuar presidentit rus Vladimir Putin, me urdhër të të cilit forcat ruse po sulmojnë Ukrainën për të dhjetën ditë me radhë, është pikturuar në komunën Vraçar të Beogradit.

Murali në alfabetin cirilik lexon “vëlla”, dhe ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Njegosheva dhe Kralja Milutina. Prapa Putinit në mural janë flamuri rus dhe serb, raporton Index.hr.

Kujtojmë se disa qindra persona janë mbledhur mbrëmë në Beograd për të protestuar në mbështetje të Rusisë të organizuar nga grupet e ekstremit të djathtë.

Presidenti Aleksandar Vuçiq u quajt “tradhtar” për shkak të mbështetjes së Serbisë për rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.