Vëllai sulmon vëllain për një pronë në Pejë

Një rast sulmi për një pronë është shënuar dje në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Policia ka njoftuar se një person kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia tha se ka arrestuar të dyshuarin dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje është bërë e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.