Vëllai rrahë motrën, lirohet në procedurë të rregullt

Prokuroria e Ferizajt e ka liruar në procedurë të rregullt një  person i cili në fundjavë e kishte rrahur motrën e tij.

Incidenti i cili ndodhi në fund javë kishte pasura me arrestimin e të dyshuarit ndërsa viktima(motra) kishte marrë lëndime trupore.

KALLXO.com ka monitoruar rastin dhe ka zbuluar se i dyshuari është liruar nga paraburgimi pas 48 orësh.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga prokurorial pse për këtë rast nuk ka kërkuar caktimin e masave mbrojtëse për viktimën.

Në një përgjigje për KALLXO.com Prokuroria e Ferizajt ka thënë se vendimi është marrë pasi  personi ka problem psikike dhe i njëjti është trajtuar nga mjekët.

‘’Kemi pasur një rast dhunë në familje, personi ka qenë i ndaluar për 48 orë, e kemi dërguar në qendrën e shëndetit mendor dhe pasi ka marrë terapinë e tij ai është dërguar në procedurë të rregullt” ka thënë Jashari.

KALLXO.com do vazhdoj ta monitoroj këtë rast.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.