Vëllai i Armend Mujës: Nuk pajtohem me këtë politikë të PDK-së

Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, ka shprehur mospajtimin e tij me mënyrën se si po funksionon Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Gjithashtu, ai ka pohuar se nuk di se çfarë politike po ndjek PDK-ja dhe se faktikisht nuk pajtohet me atë politikë

Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, Gazmend Muja, në një lidhje telefonike në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se nuk pajtohet se si po funksionon Partia Demokratike e Kosovës.

“Unë i takoj Partisë Demokratike të Kosovës. Është absurde që anëtarët e PDK-së të thonë që ne kemi mundur të fusim diçka në burg apo jashtë burgut”, ka thënë Gazmend Muja.

Sipas tij, duhet ta kuptojnë që kjo është një gjë absurde.

“Unë nuk e di se çfarë politike janë duke bërë PDK-ja që unë faktikisht jam pjesë e asaj partie”, ka thënë ai.

Më tutje, Ermal Panduri e ka pyetur se a pajtohet me këtë politikë të PDK-së?

“Absolutisht unë nuk pajtohem me këtë politikë të PDK-së, që sot po udhëheq. Nuk bën se kjo është e jashtme… nuk pajtohem me PDK-në”, ka thënë ai./TV Dukagjini