Foto: Ilustrim

Vëllai dyshohet se i ka vjedhur dhe shitur pajisjet shtëpiake të motrës

Një burrë në Skenderaj është arrestuar pasi dyshohet se i kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave të cilat ishin pronë e motrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:50.

Policia ka njoftuar se i dyshuari përveç vjedhjes, më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar Policia e Kosovës.