Foto: Arkiv

Veliu: Vjosa Osmani i ka sjellë dëme LDK-së  

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu ka thënë se Vjosa Osmani i ka sjellë dëme kësaj partie.

Veliu konsideroi gabimin më të madh të LDK-së, kandidimin e saj për kryeministre të vendit në vitin 2019.

“Vjosa Osmani i ka sjellë dëme LDK-së, me më pas dëgju mua, ajo moti ish largu prej LDK-së. Gabimin më të madh të LDK e ka bërë që e ka nominuar si kandidate për kryeministre”, tha ai.

Duke komentuar zhvillimet politike, Veliu tha se nuk po sheh ndonjë reformë në LDK por ftoi të gjithë personat që e kanë lënë këtë subjekt, të rikthen.

“Disa që janë ik me Listën Guxo janë kthyer dhe i ftoj të gjithë që të kthehen në LDK. LDK mbetet opsioni më i mirë, pavarësisht ata që janë në krye, e që disa prej tyre nuk e di, këto role i kanë episodike. I ftoj të gjithë ata që janë larguar për çfarëdo arsye, që t’i lënë anash ato inate, hidhërime apo mos plotësim të ndonjë kërkesë dhe të kthehen në LDK”, theksoi ai.