Veliu - Selimit: Unë mustaqet i mbajë, por i pafytrë si ti nuk jam

Një debat është zhvilluar gjatë senacës e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës në mes ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe deputetit Rexhep Selimi.

Gjatë kohës sa po diskutohej për hapjen e kazinove në Karaçevë, Selimi i ka thënë Veliut se shumë gjëra të mira kanë ndodhur pas shkarkimit tënd, duke e quajtur atë të paaftë.

“Kaziont në kohën e Kurtit nëse qenkan hap, a janë hap kur ke qenë ti minitër apo kur ske qenë, është me rëndësi me ditë, sepse shumë gjëra të mira kanë ndodh kur ti je shkarku. Unë po besoj se ti je shkarku jo për mustaqet që i mbanë por që ke qenë i paaftë, mendoj se një ndër veprimet më të mira të Kurtit ka qenë shkarkimi yt”, ka thënë Selimi.

Deklaratës së Selimi i ka replikuar ministri Veliu duke e quajtur atë të pa fytyrë.

” Rexhep, unë i mbaj musteqet por i paftyrë si ti sjom”, ka thënë Veliu.

Tutje ka replikuar Selimi duke i thënë Veliut ” Mundesh me mshef najsen mas mustaqeve, por paaftësinë nuk mundesh me mshef”, ka thënë Selimi.