Agim Veliu - LDK

Veliu për vendimin e Kurtit: As shenjë s’ma ka lënë (video)

Agim Veliu, i cili sot u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm, nga kryeministri Kurti, ka folur para gazetarëve, para se të hynte në mbledhjen e LDK-së.

Veliu ka thënë se vendimi i Kurtit ‘nuk i ka lënë shenjë’.

“Nuk më ka bo kurrfarë përshtypje ai farë vendimi. Nuk ma ka lënë naj farë sheje. Do të bisedojmë në mbledhjen e kryesisë ne do ta vlerësojmë këtë situatë të krijuar dhe sigurisht do të vendosim. Do ta them mendimin tim aty”, tha Veliu para gazetarëve.

 

 

Albin Kurti shkarkon Agim Veliun