Veliu: Kurti për 50 ditë rrezikoi aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Duke bërë thirrje që të votohet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Avdullah Hoti, Agim Veliu në Podujevë i ka thurrur lavde kryeministrit në detyrë.

“Kryeministri Hoti e dëshmoi për pak muaj sa është në krye të ekzekutivit të vendi, kryeministrit Hoti iu deshtë disa muaj të sanoj  dëmin dhe pasojat që i shkaktoi paraardhësi i tij Kurti për 50 ditë sa qëndroi në krye të Qeverisë”, theksoi ai.

Duke lavduar Hotin ai thumboi kandidatin për kryeministër nga LVV, Albin Kurtin.

“Deri sa ishte kryeministri Kurti me politikën e tij izoluese për 50 ditë rrezikoj seriozisht marrëdhëniet me aleatët veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Hoti ja doli sërish që t’i hapë dyert e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë. Bagazhi intelektual i kryeministri Hoti janë garanca më e mirë se ai do të udhëheq Qeverinë me autoritet kompetencë dhe me duar të pastërta” , tha Veliu para qytetarëve.

Në këtë tubim, Veliu gjithashtu foli edhe për sondazhet e partive, ku ai tha se përqindjet e sondazheve janë duke shkuar sipas parave që partitë janë duke i dhënë.

Agim Veliu nga Podujeva flet për sondazhet: Sa para aq përqindje në sondazh