Keryetari i Tiranës, Erion Velija, Foto: Fioralba Kryemadhi – KALLXO.com

Veliaj tregon arsyet që mund të ndikojnë në një ajër me cilësi të mirë

Në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese  – BIRN në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj ka folur për ndryshimin që ka bërë në Tiranë gjatë mandatit të tij.

“Besoj që ne ndryshuam qendrën e Tiranës, ku në qendër të qytetit ishte figura e diktatorit Enver Hoxha, rrëzuam atë dhe sollëm një tjetër monument, automobilin”, ka thënë Veliaj.

Veliaj ka konsideruar se ndryshimin në një qytet të gjelbër vjen nga ideja se a do të krijohet një ambient për njerëzit apo parking për veturat.

Ai ka përmendur tri arsye të cilat mund të ndikojnë që një qytet të ketë ajër më të mirë.

“Fillimisht një histeri kolektive, e filloi Edi Rama, pati beteja politike të pafundme, sot jo vetëm që Tirana merr notën 9 nga 10 të mundshme (në cilësinë e ajrit), por “Sheshi Skënderbej” është kthyer në një hapësirë qetësie në qendër të qytetit”, ka thënë Veliaj.

Ai tha se sheshi “Skenderbej” ka qenë një rreth i madh me shumë tym ku kanë kaluar deri në 120 mijë vetura brenda ditës.

“E dyta me planin urbanistik që hapë shumë debat, sidmos nga gjithologët që nuk marrin vesh nga urbanistika, çështja e ndërtimit në Tiranë”, ka thënë ai.

“E treta që dua të cekë, gazetarët, tipikisht të rriturit janë dyshues për politikanët edhe është  shumë mirë, sepse duhet me pas një sens tensioni. Por askush nuk është dyshues për fëmijët e vet. Do të thotë që nëse fut që në moshë të re, që fëmijët masivisht të mjebllin pemë për ditëlindjen e tyre, ai fëmijë nuk do të presi kurrë pemë” ka shtuar Veliaj.

I pari i Tiranës gjithashtu ka folur edhe për zhvillimin urbanistik që është duke u bërë në kryeqytetin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“Është naivitet të mendosh që në Prishtinë apo Tiranë nuk do të ketë ndërtesa, nëse e beson këtë leje një ditë pa vendimmarrje këtë punë dhe shikon se si ato fitilat që shumica prej banesave i kanë gati për ta bërë një katë shtesë, apo hapësirat që janë të rajtura që mund të ngushtohen brenda natës dhe qytet tona kolapsojnë”, është shprehur Veliaj.

BIRN organizon konferencën e nivelit të lartë për Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.