Blerim Vela

Vela: Serbët vendas që kanë studiuar në Mitrovicë të veriut tani mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verifikim

Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela thotë se Kosova po bën pjesën e saj në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Sipas Velës, serbët vendas që kanë studiuar në Mitrovicë të veriut tani mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verifikim.

“Kosova po bën pjesën e saj në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Serbët vendas që kanë studiuar në Universitetin e Mitrovicës së Veriut tani mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verifikim”- ka shkruar Vela në twitter.

Nga ana tjetër, Vela thotë se Serbia nuk i verifikon të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet dhe kolegjet në Kosovë.