Vela: Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se dje Serbia ka marrë mbështetje nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për veprimet përshakllëzuese në veri të Kosovës.
Sipas Velës, është tani është koha që Bashkimi Evropian t’i sanksionojë veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putinit për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës. Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar Vela në Twitter.
‼️#Serbia received full support from Putin’s regime for yesterday’s escalatory actions in north #Kosovo.
It is a confirmation of how #Russia sees Serbia – an instrument to destabilize Kosovo, the region and European continent.
It is time for the EU to sanction #Vučić’s actions. pic.twitter.com/t62yRVIr2B
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 1, 2022
Gjatë ditës së djeshme, një ditë para se të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, grupe të organizuara serbësh bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Kryeministri Albin Kurti përmes një deklarate mbrëmë tha se përgjegjësit kryesorë për tensionet në veri janë Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq.
Ndërsa Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit deri më 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.