Vedat Muriqi mungon në tri ndeshjet e radhës

Vedat Muriqi nuk do të të luajë në tri ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi.

Në njoftimin e FFK-së thuhet se Muriqi sot ka bërë testin e fundit dhe se definitivisht nuk ka asnjë gjasë të luaj as në ndeshjen e së enjtes kundër Maqedonisë se Veriut dhe as në dy ndeshjet në kuadër të Ligës së Kombeve.

“ Përkundër insistimit të madh të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshirës së madhe të futbollistit dhe bashkëpunimit korrekt të klubit të Lazios, Vedat Muriqi megjithatë e ka të pamundshme të paraqitet për Kombëtaren e Kosovës në tri ndeshjet në vijim” thuhet në njoftim.

Sipas FFK-së në njoftimin e Lazios thuhet se  Muriqi kishte planifikuar të niset sot për Kosovë mirëpo testet e sotme e treguan se gjendja fizike nuk e lejon atë që në asnjë formë të jetë pranë bashkëlojtarëve të ekipit Kombëtar.