Foto: Pixabay.com

Foto: Pixabay.com

Veç në shkurt u lidhen rreth 2 mijë martesa ndërsa u ndanë mbi 100 çifte

Në muajin shkurt të sivjetmë, në Kosovë u lidhen rreth 2 mijë martesa ndërsa u prishën mbi njëqind tjera.

“Në muajin shkurt 2022 janë regjistruar gjithsej 1, 966 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës. Ndërkaq, janë regjistruar 122 shkurorëzime në këtë muaj.”, thuhet në njoftim.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

ASK njofton se burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

KALLXO.com gjithashtu raportoi se në po të njëjtin muaji, numri i lindjeve në Kosovë dhe jashtë arriti rreth 1,900 ndërsa pati mbi një mijë vdekje.

Vetëm në muajin shkurt rreth 1,900 lindje dhe mbi një mijë vdekje