Vërehet një ari në Parkun e Gërmisë, Shpend Ahmeti apelon për kujdes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë apel qytetarëve të shmangin frekuentimin e Parkut të Gërmisë pasi që aty është vërejtur një ari.

Këtë informacion Ahmeti e ka pranuar nga Policia e Kosovës.

“Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”,  prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut”, ka thënë tutje Ahmeti.

Sipas të parit të Prishtinës rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë ariun.